41,000 m²
Ka vende që të mbeten në memorie si një skenë që dëshiron ta jetosh përsëri.
Seanema Residence lind në Drimadhes, Dhërmi, aty ku mali zbret drejt Jonit dhe horizonti hapet mbi një prej peizazheve më të veçanta të Rivierës Shqiptare. Pikërisht këtu nis fabula e Seanema-s: nga ideja se arkitektura nuk duhet të zërë vendin e natyrës, por të bëhet pjesë e saj.
Emri SeaNema bashkon detin me kinemanë. Jo vetëm si lojë fjalësh, por si filozofi e të gjithë projektit. Sepse këtu peizazhi është skenografia, horizonti është ekrani dhe çdo ditë sjell një skenë të re: dritën e mëngjesit mbi Jon, gjelbërimin që rrethon apartamentet, pasditet e gjata të verës dhe perëndimet që ndryshojnë çdo mbrëmje.
Kinemaja e detit nuk projektohet. Ajo jetohet.
Projektuar nga arkitekti italian Andrea Caputo, Seanema është konceptuar duke nisur nga vetë forma e terrenit. Në vend që peizazhi t’i përshtatej projektit, projekti i përshtatet peizazhit.
Vijat natyrore të relievit përcaktojnë vendosjen e strukturave dhe krijojnë një sistem nivelesh të shkallëzuara që zbresin natyrshëm përgjatë terrenit. Tarracat e gjelbra shndërrohen në vazhdim të peizazhit, ndërsa arkitektura zhvillohet horizontalisht, duke ruajtur marrëdhënien mes gjelbërimit, dritës dhe detit. Kjo është pikërisht logjika që paraqitet në skemat e konceptit të projektit: topografia formëson ndërtimin dhe tarracat e gjelbra përdoren si mënyrë për të ruajtur praninë e natyrës.
Rezidenca Seanema është menduar si një destinacion i mirëfilltë mesdhetar, ku qëndrimi, pushimi, mikpritja dhe koha e lirë bashkëjetojnë brenda së njëjtës hapësirë.
Në një territor prej rreth 41,000 m², projekti ndërthur rezidencat me hotelin, hapësirat e rekreacionit dhe sportit, pishinën, zonat e gjelbra dhe hapësirat e përbashkëta. Qarkullimi këmbësor merr një rol qendror, ndërsa infrastruktura e automjeteve dhe parkimi janë organizuar kryesisht nën tokë, duke i lënë sipërfaqen jetës, gjelbërimit dhe lëvizjes së lirë.
Njësitë rezidenciale zhvillohen në tipologji të ndryshme, nga Studio, 1+1 dhe 2+1, deri te Dubleks, 3+1 dhe Aparthotel, me sipërfaqe dhe organizime të menduara për mënyra të ndryshme jetese. Verandat e gjelbëruara, lozhat dhe në një pjesë të njësive, pishinat, e zhvendosin përvojën përtej kufijve të hapësirës së brendshme.
Në zemër të projektit është edhe një hotel me 4 yje, i cili plotëson karakterin e Seanema-s si destinacion dhe jo thjesht si vendbanim sezonal.
Programi i hotelit përfshin 102 dhoma. Arkitektura e tij ruan të njëjtën gjuhë të projektit: hapje drejt peizazhit, marrëdhënie të drejtpërdrejtë me detin dhe integrim me gjelbërimin përreth.
Seanema përfshin 333 njësi rezidenciale të cilat nuk janë thjesht apartamente — ne i kemi quajtur “Skena”, të shpërndara në një arkitekturë të shkallëzuar që ndjek relievin. Por ideja e projektit nuk është të numërojë thjesht njësi. Është t’i japë secilës prej tyre marrëdhënien e vet me dritën, gjelbërimin dhe hapësirën e jashtme.
Tek Seanema Residence, edhe peizazhi ka skenarin e tij. Përgjatë rezidencës, natyra, arkitektura, arti dhe fabula kinematografike e Seanema-s bashkohen në një rrjet hot-spotesh rekreative dhe instalacionesh artistike, të konceptuara si destinacione të vogla brenda rezidencës.
Nuk janë elemente dekorative të vendosura rastësisht në peizazh. Secila pikë ka një funksion, një moment të ditës dhe një histori të vetën. Diku ndalesh për të parë horizontin. Diku tjetër për një fotografi. Diku takohesh. Diku sheh perëndimin. Dhe diku, nën qiellin e hapur të Drimadhes, ulesh për të parë një film.
Kështu, lëvizja nëpër SeaNema shndërrohet në një sekuencë eksperiencash.
Vendndodhja dhe pozicioni në Drimadhes e vendos Seanema-n në një nga zonat më të njohura të bregdetit jugor shqiptar. Seanema ndodhet rreth 2 orë e 45 minuta nga Tirana, 40 minuta nga Vlora, rreth 1 orë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, rreth 2 orë e 15 minuta nga Saranda dhe VETËM 170 METRA NGA DETI!