2,073 m²
3737.07 m²
30
5
Ky projekt rezidencial sjell një kombinim të arkitekturës bashkëkohore me cilësinë dhe komoditetin maksimal. Me një fasadë të ventiluar që siguron efikasitet energjetik dhe një design modern, ndërtesa ofron një ambient të harmonizuar estetikisht dhe funksionalisht.
Planimetria e mirëorganizuar me kubaturë të rregullt garanton shfrytëzim optimal të hapësirës, ndërsa vetratat me izolim termo-akustik krijojnë një mjedis të qetë dhe ndihmojnë në kursimin e energjisë.
Komoditeti është prioritet – rezidenca është e pajisur me dy kate parkimi nëntokë, dy ashensorë për çdo shkallë, dhe një sistem ngrohje-ftohje që siguron temperaturën ideale gjatë gjithë vitit.
Një zgjedhje e zgjuar për ata që kërkojnë cilësi, rehati dhe dizajn bashkëkohor 200m nga rreth-rrotullimi i Sauk-ut.