FM & Baholli Construction sjellin një projekt rezidencial bashkëkohor, të konceptuar për të ndërthurur funksionalitetin, komoditetin dhe standardet e jetesës urbane.
Godina 2 përbëhet nga dy shkallë banimi, respektivisht me 15 dhe 17 kate, si dhe 3 kate nëntokë. Projekti ofron në total 167 apartamente, me një përzgjedhje të gjerë tipologjish dhe sipërfaqesh: studio nga 30–41 m², apartamente 1+1 nga 61–68 m², apartamente 2+1 nga 92–112 m², apartament 3+1 prej 122 m² dhe dublekse prej 126 m².
Për një përvojë sa më të plotë dhe praktike për banorët, godina plotësohet me 173 vende parkimi dhe rreth 490 m² hapësira komerciale neto.
Me 97 apartamente në Shkallën 1 dhe 70 apartamente në Shkallën 2, projekti është menduar për t’iu përgjigjur nevojave të ndryshme të banimit, nga hapësirat kompakte deri te apartamentet dhe dublekset për familje më të mëdha.