Rreth Nesh

BI ONE Construction Group i ka fillesat e saj 15 vite më parë, ku rrugëtimi i suksesshëm nisi me emrin e saj të parë si “BI Construction” me themelues dy djem të rinj dhe vizionar, z.Ilir Dabulla dhe z.Bledar Çela. Të sprovuar në botën e biznesit prej vitesh dhe në sektor të tjerë të ekonomisë, ata vijuan me vendosmëri dhe largpamësi investimin e kapitalit të tyre në fushën e ndërtimeve civile.

Sot, kompania ka marrë trajtën e një grupi, me emër të rinovuar si BI ONE Construction Group, me qendër në Tiranë. BI ONE ka realizuar në total deri më sot 30 projekte ndërtimi ose rreth 250,000 metra katror, si godina banimi, qendër biznesi, rezidenca banimi në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Ndihmojmë klientët tanë të krijojnë një botë më të mirë

Aktualisht kompania BIONE ka në proces një sërë projektesh, godinë banimi “Casa Bosco” në zonën e “Don Bosco”, Tiranë, si dhe rreth 90,000 metra katror ndërtim në zonën e Paskuqanit dhe Kamzës në bashkëpunim me kompaninë tjetër partnere “DAEL Construction” ku kanë zhvilluar projekte rezidenciale banimi në forma godinash si dhe kompleksesh banimi me një cilësi tepër të lartë për të dyja zonat. Cilësi e cila është pëkrthyer jo vetëm në një shitje të menjëhershme të njësive të banimit  por ka ndikuar dhe në rritjen e cmimit mesatar për meter katror në zone si dhe kërkesa e klientëve ka ardhur duke u rritur përsa i përket standardeve të ndërtimit.

Projekti më i rëndësishëm dhe madhor i kompanisë “SeeHëna Residence” në zonën e Mjull-Bathore.

Pikërisht në këtë projekt është aplikuar filozofia bazë e kompanisë BIONE, ku i gjithë projekti është konceptuar sic e shihni bazuar tek kërkesa e klientit. Jetojmë në epokën e marketingut të personalizuar, ku “produktin” nuk e krijon kompania por e dizenjon vet klienti. Ndaj pikërisht tek “SeeHena Residence” janë ndërthurur 7 tipologji vilash individuale, vila të bashkëngjitura dhe disa lloje apartamentesh duke kombinuar kështu mundësitë më të mira për të patur mbi të gjitha një komunitet më tepër sesa një residencë.

Paralelisht me “SeeHëna Residence”, BIONE Construction Group është në proces dhe me disa projekte interesante ndërtimi në bregdetin e jugut të Shqipërisë, në zonën e Drimadhes dhe Dhërmiut. Gjithashtu projektet e reja që priten të realizohen brenda 3 viteve në vazhdim nga kompania jonë, shtrihen në zonën e “Casa Italia”, rezidencë banimi në Farkë, rezidencë banimi në zonën e unazës së re etj.

Projektet që do të zhvillohen në zonën e bredgetit të jugut,  janë një sfidë në vetvete edhe për faktin se klientët e interesuar janë shtetas të huaj nga vendet e zhvilluara, cka nënkupton një pritshmëri të lartë jo vetëm për cilësinë e ndërtimit por edhe për filozofinë e konceptit si dhe për vlerën e shtuar që ata kërkojnë kur investojnë në patundshmëri.

15

Projekte

90

Vila

1000

Apartamente

Misioni jonë

Misioni dhe vizioni i kësaj kompanie ka patur nje kryefjalë: klientin dhe marredhenien afatgjatë me të. Sigurisht shtuar këtu dhe faktin se vëmendja ndaj cilësisë së ndërtimit ka ecur paralelisht me ndjeshmërinë gjithnjë e në rritje për të ofruar më të mirën.

×