SeaDream Residence

SIPËRFAQJE TOTALE

4,000 m²

VILA

12

SIPËRFAQJE TOTALE NDËRTIMI

1,600 m²

SeaDream Residence

Funksioni

Vilat janë të pozicionuara në mënyrë të tillë që të mund të shfrytëzojnë në maksimum pamjen nga deti dhe njëkohesisht të mos pengojnë në asnjë kënd njëra-tjetrën.

Objektet zhvillohen në 2 kate. Kati perdhe përmbledh ambjentet e ditës në hapësira të lirshme në stilin “open space” ku drita natyrale arrin në çdo cep të hapësirës nëpërmjet vetratave të mëdha.

Në këtë kat është pozicionuar dhe një nga 3 dhomat e gjumit. Kati i sipërm i dedikohet zonës së natës me 2 dhoma të tjera gjumi, ku njëra prej tyre shfrytëzon pamjen direkt nga deti dhe ka hapesira luksoze. Ballkonet e bollshme në të dy anët e vilës, japin mundësinë e shfrytëzimit të zonave outdoor në çdo moment të ditës dhe sigurojnë që ambientet e brendshme të jenë private dhe të hijëzuara.

Koncepti

Volumetria e objekteve vjen si rezultat i idesë për të patur hapësira që përfitojnë nga pamja, kanë privatesi maksimale dhe komunikojnë pastër me ambientin përreth. Të gjithë këto elemente rezultojnë në interiere që japin ndjesinë e lidhjes së fortë me natyrën që i rrethon.

Materialet

I gjithë kompleksi do të përdor materiale të cilat kanë prejardhje nga ambienti ku do të vendoset, në mënyrë që lidhja me të, të jetë sa më spontane dhe e natyrshme.

Veshjet e gurit dhe suvatë e bardha, do të vendosen mbi sistemin termik të kapotës, për të siguruar efiçencë të lartë në ambientet e brendshme.
Vetratat do të jenë transparente dhe me koeficentë të lartë të mbrojtjes termike për të shfrytezuar dritën dhe pamjet por njëkohësisht pa cënuar temperaturat optimale në interier. 

Gjelbërimi i përshtatur me kushtet klimatike të zonës, do të jetë shumv i pranishëm si në ambientet e përbashkëta ashtu dhe në secilën vilë, për të siguruar hijëzim dhe freski.

×